Daçiq: Kosova e falënderon Clintonin duke hapur butik në emër të saj

In Kosova, Lajme

Duke komentuar emrat e të ftuarve kryesor në Prishtinë për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, Daçiq ka thënë se nuk habitet që në mes tyre është edhe bashkëshortja e presidentit amerikan nga periudha e bombardimeve të RF Jugosllavisë, Hillary Clinton dhe sekretarja e atëhershme e shtetit Madeleine Albright.

Ai për gazetën serbe “Novosti” ka deklaruar se bëhet fjalë për njerëzit të cilët e kanë udhëhequr “agresionin kundër Serbisë”, i cili ka pasur për qëllim ndarjen “e dhunshme” të Kosovës.

Daçiq ka thënë se mendon se ”me këtë veprim të bartësve të ish administratës amerikane, të cilët janë edhe më tutje në konflikt të hapur me presidentin e tanishëm të SHBA, ata duan t’i tregojë Donald Trumpit se në këtë mënyrë e mbrojnë politikën e aktit të kryer i cili tashmë 20 vjet po pengon arritjen e zgjidhjes së kompromisit me Kosovën”.

Pushteti në Kosovë dy dekadat e fundit po e falënderojnë familjen Clinton në mënyra të ndryshme, kështu përveç që është hapur një butik në Prishtinë me emrin Hillary, në vitin 2009 bashkëshortit të saj ia kanë ngritur një shtatore gjashtë metra të gjatë në qendër të qytetit.

Para kësaj, bulevardi ku gjendet shtatorja, tashmë e kishte marrë emrin e tij.

Pushteti i Kosovës pret që më 12 qershor Clinton dhe Albright të vijnë në shënimin e njëzetvjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu