EPIK: Kosova me rënien më të madhe në rajon të azilkërkuesve në vendet e BE-së

In Kosova, Lajme

Në lidhje me numrin e kërkesave të azilit në Bashkimin Evropian (BE), sipas studimit të Institutit EPIK nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova ka shënuar rënie më të madhe të azilkërkuesve në BE nga 72,480 në vitin 2015, në 4,970 në vitin 2018, që shënon një rënie prej 93 për qind.

Instituti EPIK në studimin e publikuar thotë se në kuadër të BE-së deri në vitin 2012, ka pasur rritje graduale të numrit të kërkesave për azil. Që nga viti 2013 numri i azilkërkuesve u rrit me ritëm eksponencial, duke shënuar 431 mijë kërkesa në vitin 2013, 627 mijë në 2014 dhe rreth 1.3 milion në 2015 dhe 2016.

“Në vitin 2018, 638 mijë azilkërkues aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së. Kjo ishte 10% më pak se në vitin 2017 (712 mijë) dhe pak më shumë se gjysma e azilkërkuesve të regjistruar në vitin 2016, kur u regjistruan rreth 1.3 milion azilkërkues. Numri i azilkërkuesve në vitin 2018 është i krahasueshëm me nivelin e regjistruar në vitin 2014”, thuhet në studim, përcjell Telegrafi.

“Sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas EPIK, rekordi i azilkërkuesve u shënua në vitin 2015 me një total prej 199,365 azilkërkuesve, prej të cilëve 172,225 ishin azilkërkues për herë të parë. Në vitin 2015, Kosova dhe Shqipëria ishin vende me numër më të madh të azilkërkuesve nga Ballkani me 72,480 dhe respektivisht 67,950 azilkërkues, prej tyre 66,885 dhe respektivisht 66,145 ishin azilkërkues për herë të parë”.

Më tej në studimin e EPIK, thuhet se “Nga viti 2015, numri i azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor ka rënë në mënyrë të qëndrueshme në nivelin më të ulët të shënuar në vitin 2018 prej 40,420 azilkërkues, prej të cilëve 31,835 ishin azilkërkues për herë të parë. Në vitin 2018, Shqipëria dhe Serbia ishin vende me numër më të madh të azilkërkuesve nga Ballkani me 21,915, dhe respektivisht 6,145 azilkërkues, prej tyre 19,045 dhe respektivisht 4,340 ishin azilkërkues për herë të parë”.

“Në këtë drejtim, nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova ka shënuar rënie më të madhe të azilkërkuesve nga 72,480 në vitin 2015, prej të cilëve 66,885 ishin azilkërkues për herë të parë, në 4,970 në 2018, prej të cilëve 3,300 ishin azilkërkues për herë të parë – rënie prej 93%”, thuhet në studim.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu