Kosova importon mallra në vlerë 886.8 milionë euro

In Kosova, Lajme

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se vlera e importit të mallrave në TM4 2018 ishte 886.8 milionë euro, që është për 6.8 përqind më e lartë krahasuar me TM4 2017.

“Rritje më e lartë u shënua tek importi i produkteve minerale, tekstili dhe artikujt e tekstilit, metalet bazë, makineritë dhe pajisjet mekanike. Bilanci në tregtinë e shërbimeve shënoi vlerën prej 71.1 milionë euro në TM4 2018, një rënie prej 4.9 përqind krahasuar me TM4 2017. Vlera e gjithsej shërbimeve të eksportuara shënoj rritje vjetore prej 9.4 përqind, duke arritur në 219.7 milionë euro, ndërsa vlera e shërbimeve të importuara shënoj rritje prej 18.0 përqind dhe arriti në 148.6 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, raporton RTKlive.

Sipas BQK-së në kuadër të eksportit të shërbimeve, shërbimet tjera të biznesit shënuan rritjen më të lartë prej 23.8 përqind, ndërsa shërbimet e udhëtimit, që përbëjnë kategorinë kryesore të eksportit (54.3 përqind e gjithsej eksportit të shërbimeve në TM4 2018), shënuan rënie prej 3.8 përqind.

“Edhe tek importi i shërbimeve, shërbimet tjera të biznesit shënuan rritjen më të lartë (47.2 përqind), pasuar nga shërbimet pensionale dhe të sigurimit (21.0 përqind), ndërsa shërbimet e udhëtimit si dhe shërbimet e mirëmbajtjes dhe riparimit shënuan rënie (3.4 përqind përkatësisht 0.4 përqind). Bilanci i llogarisë së të ardhurave parësore, në TM4 2018, shënoj vlerën prej 50.1 milionë euro, që paraqet një rënie prej 34.3 përqind”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas BQK-së, bilanci i të ardhurave dytësore shënoj rritje për 2.1 përqind.

“Bilanci i të ardhurave dytësore shënoj rritje për 2.1 përqind, që i atribuohet kryesisht nivelit më të lartë të remitencave. Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore shënuan vlerën prej 212.5 milionë euro në TM4 2018, apo 3.6 përqind më shumë krahasuar me TM4 2017”, thuhet në raportin e BQK-së.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu