Ivan Rakitic do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.
Ivan Rakitic nuk është më në planet e Barcelonës, andaj do të largohet me të përfunduar ky sezon.
Mesfushori kroat është cak i skuadra nga Serie A si, Inter dhe Juventus, gjersa këta të fundit janë duke i prirë garës.
Sipas mediave në Itali, Rakitic i ka thënë ‘PO’ Juventusit, gjersa marrëveshja pritet të finalizohet në fillim të muajit qershor.
‘Zonja e Vjetër’ thuhet se do t’i paguajë 35 milionë euro për 32-vjeçarin.