Ismaili: Klinika e Gastroenterologjisë pajiset me Gastroskopin e dytë

In Kosova, Lajme

Klinika e Gastroenterologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me Gastroskop të ri, që pritet ta reduktojë në masë të madhe listën e pritjes.

Ky është gastroskopi i dytë, me të cilin për një kohë të shkurtër është pajisur kjo klinikë.

Gastroskopi është një aparaturë që ekzaminon dhe trajton problemet te organet e brendshme, si ezofagu, lukthi dhe zorra dymbëdhjetë gishtore, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK, ku bëhen kontrollet e zorrëve dhe lukthit, e kemi gjetur pa asnjë gastroskop. Për dy vjet me radhë qytetarët tanë nuk kanë mundur të marrin shërbime të duhura në atë klinikë. Vitin e kaluar ne intervenuam menjëherë duke blerë një gastroskop dhe një kolonoskop që të rinisim këtë procedurë për qytetarët në nevojë. Kurse sot, kësaj klinike ia dorëzuam edhe gastroskopin e dytë brenda një viti për të shtuar dinamikën e punës. Shpejt presim të vijë edhe gastroskopi i tretë që ta modernizojmë akoma këtë shërbim. Nga blerja e pajisjeve të reja do të përfitojnë edhe klinikat tjera të QKUK-së, që listat e pritjes për pacientë të shkojnë drejt eliminimit dhe që qytetarët të marrin shërbime dinjitoze. #BashkëeNdreqim

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu