Nënshkruhet marrëveshja për pagesën e shpronësimit të pronave N.SH Banka e Lubjanës dhe N.SH Metal Holding

In Kosova, Lajme

Drejtori menaxhuesi i AKP-së Valon Tolaj dhe Zëvendësdrejtori Menaxhues-likuidimi, Avni Jashari, janë takuar sot me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, me ç‘rast është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit për pagesën e shpronësimit për pronat e N.SH. Banka e Lubjanës dhe N.SH. Metal Holding.

Duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 06/104 të datës 10 Gusht 2016, për shpronësimin e tokës dhe objektit të NSh “Banka e Lubjanës” (PRN133) dhe një pjese të Objektit së N.SH “Metal Holding” (PRN044), si dhe bazuar në Vendimin e Bordit të Drejtorëve të AKP-së nr. ref. BD-115/16 të datës 29.03.2019, palët nëpërmjet kësaj Marrëveshje Mirëkuptimi kanë përcaktuar kriteret për bartjen e mjeteve financiare për kompensimin e shpronësimit të pronës, si dhe për regjistrimin në librat kadastral në emër të titullarit të ri.

Si rrjedhojë e kësaj marrëveshjeje, do të mundësohet edhe përgatitja më e shpejtë e listës së punëtorëve të NSH Banka e Lubjanës, pagesave për punëtorët e NSH Metal Holding si dhe kreditorëve të NSH Metal Holding.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu