Gashi: Kosova largoi investitorët e huaj me kërkesa burokratike, Serbia u ofron edhe para

In Kosova, Lajme

Mundësia që kompania e njohur e gjermane e prodhimit të veturave “Volkswagen” të investonte në Kosovë, dha shpresë për tu hapur vende pune dhe zhvillim ekonomik. Madje ftesë për investime, kësaj kompanie i bëri edhe Qeveria e Kosovës.

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka thënë se “Volkswagenit”, i është ofertuar të prodhojë në Kosovë në një tokë pa pagesë, të negociohen taksat dhe të konkurrohet me vendet fqinjë.

Oferta për këtë kompani gjermane, del të jetë e para e llojit të tillë që ka bërë Qeveria e Kosovës me Ligjin për Investime Strategjike.

Ministri Gashi në një intervistë për Ekonomia Online, tha se Kosova është shumë prapa me këto ide, që t’i lehtësohet investitorëve gjigant operimi në shtetin e Kosovës. Ai pohon se investitorët e huaj janë larguar për shkak të kërkesave burokratike që ka pasur vendi nda tyre. Për dallim nga Kosova, shtetet fqinje si Serbia, kanë ofruar edhe para për vende pune.

“Është hera e parë që ne tentojmë të bëjmë diçka të tillë me Ligjin për Investime Strategjike dhe drejtpërdrejtë me ofertën për “Volkswagenit” sepse gjitha shtetet fqinje e kanë bërë shumë herët. Ne jemi shumë prapa me këto ide që ne i kemi menduar me 10 për qind taksë i kemi kryer të gjitha, mirëpo shtetet fqinje i kanë ofruar jo vetëm ulje taksës por i kanë ofruar edhe shuma të caktuara për vende të punës, p.sh Serbia ka ofruar deri në 5 mijë euro për punëtorë për vend pune si shtet, investitorëve të cilët ne i kemi largu me probleme burokratike”, u shpreh Gashi.

Gashi thotë se investitorët nuk janë larguar qëllimshëm nga Kosova, por ofertat e shteteve të rajonit kanë qenë më të mira.

“Nuk është që ne i kemi larguar qëllimisht, por nëse një fqinjë i ofron kushte tokë publike falas i ofron 5 mijë euro për vende pune ndërsa ne i kërkojmë që të blenë tokën edhe i paguajmë që të paguajnë takim dhe nuk japim asgjë normal që i zgjedhë fqinjët”, shtoi Gashi për Ekonomia Online.

Sa i përket Ligjit për Investime Strategjike, Gashi tha se ka filluar të implementohet me vonesë, për shkak të udhëzimeve administrative që nuk kanë ekzistuar.

Me zbatimin e këtij ligji, Gashi thotë se Kosova është gati për investimin e parë të jashtëm, që është rreth 150 milionë euro investim në energji nga prodhuesi gjermano-izraelit.

Gashi bën të ditës se janë edhe tri projekte të ngjashme nga të cilat do të mund të investohen afër 450 milionë euro.

“Janë edhe tri projekte të ngjashme në shumën e përgjithshme afër 450 milionë, të cilat brenda këtij viti sigurisht që do të nënshkruhen dhe pastaj ekzekutimi është cështje e investitorëve. Mund të them se ka filluar pra megjithëse me vonesë pak, meqë ligji ka qenë i miratuar por udhëzimet administrative nuk kanë ekzistuar, i kemi përfunduar në ndërkohë dhe si aplikime i kemi afër 1 miliard mirëpo si projekte janë këto që i përmenda, janë të gjitha në sektorin e energjisë”, tha Gashi për Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministri Gashi tha se në kuadër të investimeve strategjike, është edhe një marrëveshje formale me Agjencionin Kosovar të Privatizimit. Me këtë institucion që menaxhon ndërmarrjet publike, Ministria e Diasporës ua prezanton mërgimtarëve mundësitë që ka Kosova, për privatizimin e ndërmarrjeve dhe investimi në to.

Por Gashi bën të ditur se kompanitë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, deklarohen si biznese pa u specifikuar se a janë me prejardhje nga diaspora.

“Jo vetëm në diasporë por edhe drejtpërdrejtë me diasporën, për t’i informuar rreth privatizimit dhe investimeve në Kosovë, ndonjë gjë konkrete ende nuk ka pasur, por ne shpesh nuk e dimë sepse askush nuk deklarohet si diasporë por deklarohen si kompani. Nëse donë vinë përmes ministrisë, vijnë, por nuk d.m.th. se duhet të vijnë përmes ministrisë vetëm pse janë diasporë, por praktikisht është fokus dhe target sepse diaspora është një prej investitorëve kyç”, tha ai.

Qeveria i jep 80 hektarë tokë në dispozicion për investimet e diasporës

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të nënshkruajë një memorandum me bizneset e diasporës në kuadër të Forumit Ekonomik të Bizneseve. Me këtë marrëveshje synohen lehtësira administrative dhe do të jetë në dispozicion një park biznesin prej 80 hektarësh.

“Qeveria do të jep në dispozicion një park biznesi prej 80 hektarësh, në dispozicion të diasporës. Problemi ka qenë kështu sepse kompanitë e diasporës apo bizneset e diasporës janë ankuar se i kanë dy probleme kyçe, po tentojnë të marrin pronë publike që është proces i stërzgjatur dhe pastaj kur të fillojnë me marrë leje, licenca poashtu ju dalin telashe me administratë. Të dyja probleme kyçe që i ka prezantuar diaspora si probleme kyçë i zgjedhë parku i biznesit, u epet falë në kuptim me një qira simbolike dhe lejet dhe licencat merrem me procedurën e përshpejtuar sepse parku si i tillë veçse i ka marrë. Infrastruktura është e kryer edhe lejet janë të kryera paraprakisht”, tha Gashi për EO.

Në kuadër të aktiviteteve të ministrisë që drejton, Gashi tha se përmes Ligjit për Diasporën do të ketë trajtim më të mirë për mërgimtarët.

“Është një ligj i cili pikërisht tenton me i organizuar edhe promovuar, duke përfshirë investimet, tu i përfshirë arsimin plotësues dhe rolin e Qeverisë në ndihmën dhe organizimin e mësimit plotësues për fëmijët në diasporë, por jo vetëm fëmijët. Pastaj çështjen e investimeve, çështjen e hapjes së qendrave kulturore për diasporën nëpër qendra të ndryshme ku kemi koncentrim në diasporës dhe ngritje në nivel diplomatik të këtyre qendrave, ka pasur disa por kanë qenë në aspekt juridik diskutabile tash do t’i ngritim në nivel diplomatik do të thotë drejtor i qendrës do të jetë njëkohësisht atashe i Qeverisë së Kosovës”, tha ai.

Në Kosovë, siç thotë ministri Gashi pritet të organizohet “Java e abreshëve”, ku vendin pritet ta vizitojnë rreth 50 kryetarë komunash arbëreshe të Italisë dhe të Zarës së Kroacisë.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu