Daçiq me akuza të reja për Kosovën, ka një kusht për zgjidhjen e problemit

In Lajme, Rajoni

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka bërë akuza të reja për politikën kosovare.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se zyrtarët e politikës kosovare duhet të “tërhiqen nga letrat sepse të gjithë i kanë lexuar që shumë kohë”.Ai ka reaguar pas letrës së Kosovës drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës për krimet e Serbisë.

“Ata kërkojnë të gjykohen krimet e supozuara të Serbisë nga e kaluara por ende vazhdojnë të bëjnë terror ndaj serbëve në Kosovë?

Bashkëkombasit tanë arrestohen dhe u konfiskohen pronat, i përjashtojnë nga postet ministrore për shkak të gënjeshtrave, kurse me taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe e pengojnë jetesën e mbarë popullit tonë”, deklaroi Daçiq për “Novosti”, transmeton lajmi.net.

Daçiq ka thënë se letra e Kosovës për SHBA-të dhe partnerët evropianë është shenjë e frikës për ngritjen e akuzave për ish ushtarët e UÇK-së.

“Ata duhet të heqin dorë nga letrat sepse janë lexuar që shumë kohë. Duhet të heqin taksën dhe të provojmë që me dialog të arrijmë deri te një zgjidhje”, përfundoi Daçiq

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu