A e dini sa para ka sjellë në Kosovë diaspora vetëm gjatë vitit 2018?

In Kosova, Lajme

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka zbuluar se vetëm gjatë vitit 2018 diaspora e Kosovës ka kontribuar me 1 miliardë e 800 milionë euro.

Këto shifra Mehmet i zbuloi në një intervistë për emisionin ‘’Ekonomi’’ në Telegrafi.com.

Ai ka thënë se në vitin 2018, 800 milionë euro ka qenë vlera e remitencave që kanë hyrë në Kosovë, kjo ka qenë një rritje vjetore prej 5.5%. Një ndër faktorët kryesor për rritjen ekonomike janë remitencat.

“Përveq linjës zyrtare që kanë ardhur, ne e kemi edhe një zë që quhet shpenzimet e udhëtimit që kryesisht realizohen prej jorezidentëve, që në këtë rast janë bashkëatdhetarët tonë që është rreth 1 miliardë euro, që do të thotë janë 1 miliardë e 800 milionë euro për vitin 2018”, shtoi Mehmeti.

Tutje ai tregoi që për rëndësinë që kanë remitencat në rritjen ekonomike.

“Është fakt që pjesa dërmuese e këtyre remitencave që shkojnë për konsum, që në një mënyrë indirekte ndikojnë në rritjen ekonomike, mirëpo është mirë që të adresohet kjo çështje prej konsumit tek investimet”, ka thënë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu