Skocia kërkon referendumin e dytë për pavarësi

In Lajme

Kryeministrja e Skocisë, e cila në këtë vend njihet si ministrja e parë, Nicola Sturgeon, ka thënë se do ta propozojë legjislacionin e ri për mbajtjen e referendumit të dytë për pavarësinë e këtij vendi nga Londra, duke shtuar se ai duhet të mbahet para majit të vitit 2021, nëse Britania largohet nga BE-ja.

Ajo tha se largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të kishte një ndikim shkatërrues në ekonominë e Skocisë dhe se qëndrimi i qeverisë britanike ndaj këtij procesi ka qenë aq kaotik, saqë votuesit skocezë duhet ta kenë të drejtën për ta zgjedhur pavarësinë si mundësi.

Gjatë një fjalimi të shumëpritur në kuvendin skocez, Sturgeon tha se legjislacioni i propozuar do ta përcaktonte mënyrën e mbajtjes së referendumit në rast se qeverisë i ofrohet nga kuvendi e drejta për ta organizuar një proces të tillë.

Megjithatë, qeveria britanike bëri të ditur të martën se kryeministrja May asnjëherë nuk do ta autorizojë mbajtjen e këtij referendumi. “Tash nuk është koha”, kishte thënë May në mars të vitit 2017, kur kryeministrja skoceze kishte bërë thirrje për referendum.

Sturgeon e kishte shtruar për herë të parë kërkesën për legjislacion të ri për referendumin e dytë në qershor të vitit 2016, menjëherë pasi shumica e britanikëve votuan për largimin e vendit të tyre nga Bashkimi Evropian.

Sidoqoftë, bazuar në të dhënat e anketave, shumica e popullsisë skoceze janë kundër pavarësisë. Pavarësisht kësaj statistike, besohet që shumica do ta mbështesnin mbajtjen e një referendumi për këtë çështje në dekadën e ardhshme.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu