Bytyqi: Tekstet e reja shkollore në fazën përfundimtare

In Kosova, Lajme

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në një konferencë për media ka thënë se procesi i teksteve shkollore është në fazën finale dhe se viti i ri shkollor për klasat 0-1-6-10 dhe 2-7 dhe 11 do fillojnë me tekstet e reja shkollore.

Bytyqi tha se KEPSHT ka përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme dhe tani tekstet shkollore ndodhen në fazën përfundimtare.

Sipas tij, buxhetit të Kosovës këto libra të reja i kanë kushtuar mbi 74 mijë euro dhe se janë shpenzime më të ulëta krahasuar me ato që i kanë paraparë më herët.

Ministri i Arsimit u zotua se asnjë libër që nuk i plotëson standardet dhe kurrikulën nuk mund të kalojë dhe se këto tekste shkollore do të jenë në pilotim dhe të gjithë librat që nuk i plotësojnë standardet do të tërhiqen.

Ai bëri të ditur se abetarja dhe tekstet e gjuhëve të huaja nuk janë përfshirë.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu