Pse u dogj “Notre Dame”? – Policia e Francës hedh dyshimet e para

In Bota, Lajme

Gazeta franceze “Canard Enchaine” ka raportuar që policia ka gjetur shtatë bishta të cigareve në mbetjet e djegura të katedrales.

Dyshohet se punëtorët që ishin duke punuar në renovim kishin pirë cigare herë pas here, transmeton Indeksonline.

Nga intervistat e kryera deri më tani nga detektivët besohet se punëtorët e kanë pranuar që kanë pirë cigare brenda në katedrale.

Deri më tani duket e palogjikshme që nga cigaret të digjet e gjithë katedralja. Policia është duke vazhduar me hetimet.

Autoritetet franceze kanë zbuluar që zjarri kishte nisur brenda katedrales, ndërsa punëtorët ishin në çati.

Deri më tani janë mbledhur një miliard dollarë amerikane për rindërtimin e katedrales.

Presidenti i Francez, Macron ka vendosur një afat prej 5 viteve për rindërtimin e katedrales.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu