Austria mbështet Shqipërinë për çeljen e negociatave në prag të publikimit të progres raportit të Komisionit Evropian

In Lajme, Rajoni

Ministri në Detyrë Cakaj zhvilloi një takim në Austri me homologen Karin Kneissl.

Në përfundim të takimit me homologen e tij Austriake Cakaj u shpreh se Austria do ta mbështesë Shqipërinë në integrimin e saj Evropian.

Ministri në Detyrë, Gent Cakaj, tha se Austria do t’i ofrojë Shqipërisë mbështetje diplomatike dhe teknike për kryesimin e OSBE që do të marrë Shqipëria në vitin 2020.

Gjithashtu Cakaj bëri me dije se fokusi i takimit ishte edhe rritja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e ekonomisë, veçanërisht për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Ministrja e Jashtme e Austrisë inkurajoi Shqipërinë të çojë përpara reformat e ndërmarra, reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit.

Në fjalën e saj, Karin Kneissl, tha se Austria është një mbështetëse e fortë e Shqipërisë. Ajo vuri theksin në rezultatet e arritura nga qeveria Shqiptare veçanërisht në Reformën në Drejtësi dhe procesin e vetingut.

Gjithashtu Kneissl vuri në dukje qasjen bashkëpunuese të Shqipërisë me Bashkimin Evropian në luftën ndaj korrupsionit, trafikut të drogës dhe rritjen e sigurisë ku nënvizoi se është bërë një progres tejet i mirë.

Ajo tha se qeveria Austriake do ta mbështesë Shqipërinë në këto procese.

Këto procese reformuese, sipas Kneissl, do ta bëjnë Evropën Juglindore dhe Bashkimin Evropian më të sigurt.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu