BE: Pavarësia e gjyqësorit po kërcënohet

In Bota, Lajme

Komisionarja për Drejtësi e Bashkimit Evropian, Vera Jourova, tha se pavarësia e gjyqësorit është e kërcënuar në vendet si: Bullgaria, Hungaria, Polonia dhe Rumania dhe paralajmëroi se kjo prirje mund ta dëmtojë besimin midis të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

“Sfidat për sundimin e ligjit po rriten në disa vende, në një kohë kur reformat e nevojshme të gjyqësorit po helmohen me debate jashtëzakonisht të politizuara”, tha Jourova në një konferencë për gazetarët në Bruksel.

Ajo shtoi se qytetarët dhe kompanitë kryesisht në Evropën Lindore janë të shqetësuara se presioni dhe ndërhyrja politike po rriten dhe se kjo, pos që i pengon gjykimet e ndershme, rrezikon të dëmtojë edhe bizneset.

“Nëse sistemi i drejtësisë thyhet në një vend, ndikimi mund të ndjehet në gjithë BE-në, sepse ne mbështetemi në besimin e ndërsjellë”, tha Jourova.

Të premten, BE-ja publikoi edhe rezultatet e një sondazhi, i cili nxori në pah se shumica e njerëzve në Kroaci, Sllovaki, Bullgari dhe Spanjë e vlerësojnë pavarësinë e gjykatave dhe gjykatësve të tyre si të keqe ose shumë të keqe.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu