Sporti i shigjetarisë është i radhës që ka përfituar nga kriteri i univerzalitetit, sipas të cilit Federatës së Shigjetarisë së Kosovës (FSHK) i mundësohet pjesëmarrja e një garuesi me ftesë në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019.
LE Minsk 2019 mbahen prej 21-30 qershor të këtij viti në kryeqytetin e Bjellorusisë.
Ftesa për Federatën e Shigjetarisë së Kosovës vlen për konkurrencën e femrave në individuale, disiplina hark olimpik, ndërsa FSHK ka përzgjedhur garuesen Ardita Zejnullahu, për ta përfaqësuar vendin tonë.
Me Zejnullahun, lista e të konfirmuarve të ekipit të Kosovës për Minsk 2019 shkon në nëntë.
Deri më tani, xhudo ka pesë konfirmime të gjitha me normë: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova, ndërsa tri ftesat tjera janë për Donjeta Sadiku (boks), Alvin Karaqi (karate) dhe Fatih Karabaxhaku (pingpong).
Lista e deritashme e Kosovës për Minsk 2019:
Majlinda Kelmendi (xhudo)
Nora Gjakova (xhudo)
Distria Krasniqi (xhudo)
Akil Gjakova (xhudo)
Loriana Kuka (xhudo)
Donjeta Sadiku (boks)
Alvin Karaqi (karate)
Fatih Karabaxhaku (pingpong)
Ardita Zejnullahu (shigjetari)