Përfundon protesta e Vetëvendosjes kundër “Lepurblikës”

In Kosova, Lajme

Ka përfunduar protesta e Lëvizjes Vetëvendosje e organizuar kundër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Në protestës morën pjesë qytetarë, aktivistë e politikanë të Vetëvendosjes.

Në protestë u bë thirrje që të largohet nga pozita e kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi, për të cilin u tha se nuk po punon si duhet.

Në protestë morën fjalën dy deputetë të Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca.

Haxhiu tha se e kishin të domosdoshme të mblidhen para Zyrës së Kryeprokurorit, pasi ky nuk po i kryen punët si duhet.

Ajo ka kujtuar se po protestojnë paqësisht, por që fjala e tyre duhet të dëgjohet.

“Protesta jonë do të jetë paqësore. Ama fjalët tona duhet të dëgjohen”, ka thënë Haxhiu para protestuesve. Paqe me PANhajinën nuk ka. Sepse me hajninë nuk ka drejtësi dhe me hajna nuk ka shtet”, ka thënë ajo.

“Protestat tona do të vazhdojnë dhe do të jenë paqësore, ama Prokuroria duhet të punojë, të vazhdojë”.

Ajo ka kërkuar që urgjentisht të fillojnë hetimet e rasteve korruptive kundër kësaj qeveria dhe të nisë hetimi i zyrtarëve të pasuruar në mënyrë të paligjshme.

Në protestë morën fjalën edhe studentët e Fakultetit Juridik të cilët ngritën aktakuzë kundër Aleksandër Lumezit, e dënuan ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe presidentit Hashim Thaçi.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu