Blerand Stavileci, këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i është kundërpërgjigjur të parit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për kallëzimet penale të dorëzuara dje në organet e drejtësisë.
Stavileci ka thënë se këto veprime të Kurtit e Konjufcës janë presion mbi sistemin tonë të drejtësisë, dhe se të njëjtat paraqesin frikë të tyre, shkruan lajmi.net.
Madje sipas Stavilecit, Sadri Ramabaja është burri i hallës së Glauk Konjufcës, dhe i njëjti është puro Vetëvendosje.
Ky është postimi i plotë i Stavilecit në Facebook:
Qyqarët!
Nuk kanë guximin të marrin përgjegjësi. Albini dhe Glauku bëjnë denoncim për deklarim kinse të rrejshëm të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në prokurori pas disa muajsh.
Shumë interesant! Është kjo frikë e tyre apo presion mbi sistemin tonë të drejtësisë në momentet e vendimit të gjykatës për kriminelët e Syrit të Popullit?! Të dyjat. Sadri Ramabaja është puro Vetëvendosje! Ai është burri i hallës së Glaukut! Është vetë Syri i Popullit! Ndërkaq, udhëheqësit e vërtetë të tyre janë qyqarë dhe ikës për vete si gjithmonë, si në luftë ashtu edhe në paqe, janë pikërisht këta dy krerët e Vetëvendosjes.
Mbajeni veten djema!