Kryetarja e Skocisë: Është koha të ndahemi nga Britania

In Bota, Lajme

Kryetarja e Skocisë, Nicola Sturgeon, gjatë ditës së diele paralajmëroi se vendi i saj mund të ndahet nga Britania e Madhe me një referendum të ri, në mënyrë që të mos dalë nga Bashkimi Evropian, raporton Euro News, transmeton Gazeta Express.

Ajo tha në një konferencë në partinë e saj “Partia Kombëtare Skoceze”, në Edinburgh të Skocisë, tha se sistemi parlamentar i Britanisë së Madhe është shkatërruar.

Ajo tha se nga rrethanat e krijuara nga BREXIT-i, skocezët tani e meritojnë një zgjidhje të re, duke e akuzuar Britaninë e Madhe se kjo e fundit po i injoron pikëpamjet e Skocisë sa i përket marrëdhënieve të cilat do të krijohen me BE-në pas BREXIT-it.

“Është koha që Skocia të jetë e pavarur” tha ajo, që më pas shpërthyen duartrokitjet nga të gjithë.

Në referendumin e vitit 2014, Skocezët refuzuan që të dalin nga bashkimi 300 vjeçar me Anglinë dhe Uellsin, me një rezultat 45 pro daljes, 55 kundër daljes nga Britania e Madhe.

Që nga viti 2014, mbështetja për dalje nga Britania e Madhe ka qenë 45%, por në një sondazh të fundit të YouGov, këtë të shtune, gjeti se tani 49% e skocezëve e përkrahin planin e Sturgeon për të dalë nga Britania në mënyrë që vendi të jetë pjesë e BE-së.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu