Statistikat sugjerojnë se Kariusi është më i mirë se De Gea

In Futboll, Sport

Sezonin e kaluar të gjithë ishin tallur me Sky Sports pas krahasimit që ia kishte bërë mediumi anglez David de Geas dhe Loris Kariusit. Megjithatë, statistikat sugjerojnë se Kariusi është duke e kaluar një sezon më të mirë sesa De Gea.

Sezonin e kaluar, David de Gea i kishte shfaqur disa prej aftësive të tij më të mirë dhe vlerësohej nga shumica si portieri më i mirë në botë, ndërsa gabimet e shpeshta të Loris Kariusit bënë që Liverpooli ta zëvendësojë atë me Alisson Beckerin.

Kariusi tani po luan në Besiktar dhe përkundër që në fillim ishte kritikuar edhe në Turqi, ai e ka gjetur formën e mirë së fundi dhe këtë javë u duartrokit nga tifozët e klubit, pasi e mbrojti një penallti kundër Ankaragucu.

Në anën tjetër, De Gea është duke e kaluar një sezon të vështirë me Manchester Unitedin, me gabimet që i ka bërë kundër Barcelonës, Manchester Cityt dhe Chelsea. Si rezultat, portieri i Unitedit i ka grumbulluar disa statistika më negative, në krahasim me ato të Kariusit.

Gola të pranuar në ligë

De Gea – 53

Karius – 39

Vlerësimi mesatar për ndeshje

De Gea – 6.46

Karius – 6.70

Gabimet që i kushtuan me gola

De Gea – 4

Karius – 0

Gola të pranuar për ndeshje

De Gea – 1.4

Karius – 1.2

Penallti të mbrojtura

De Gea – 0

Karius 1

Përqindja e saktësisë në pasime

De Gea – 58.8%

Karius – 60.1%

Megjithatë edhe De Gea ka statistika më të mirë sesa Kariusi në disa aspekte. Portieri spanjoll e ka mbajtur portën e paprekur në një ndeshje më shumë sesa Kariusi, ka bërë më shumë pritje mesatarisht për gol të pranuar (megjithëse dallimi është tejet i vogël).

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu