Besa Shahini pezullon nga detyra Mynyr Konin, i kërkon Presidentit ta shkarkojë

In Lajme, Rajoni

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u shpreh sot se ka vendosur të kërkojë shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Ajo u shpreh se Koni është shkaktar i mos zbatimit të ligjit të Arsimit dhe ngërçit të krijuar në Universitetin e Tiranës.

Ndaj do t’i kërkojë Presidentit të ta shkarkojë Rektorin e Universitetit të Tiranës.

“Më vjen keq për zotin Koni, unë jam udhëheqëse dhe dua të sigurohem që reforma po zbatohet. Është e vështirë që të marrësh vendim për të pezulluar dikë që është zgjedhur me vota.

Vendimin për të shkarkuar rektorin e merr presidenti dhe ai do ketë në dispozicion çdo informacion.

Jam dakord me Presidentin ku në Universitetin e Tiranës, nuk është zbatuar ligji dhe është keqmenaxhuar.

Jam e bindur që Presidenti do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës”, tha Shahini.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu