E pësoi humbjen e katërt rresht në Botëror me Kosovën, kanadezi ndihet krenar!

In Futboll, Sport

Kosova e ka pësuar humbjen e katërt rresht në Kampionatin Botëror të Kërlingut në Dyshe të Miksuara, i cili po mbahet në Stavanger të Norvegjisë

Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar humbjen e katërt nga po aq ndeshje të zhvilluara në Kampionatin Botëror të Kërlingut në Dyshe të Miksuara, shkruan Gazeta Express.

Kosova u mposht nga Spanja me rezultat të ngushtë, 6:7, ndërsa kanadezi që është duke e përfaqësuar Kosovën, Peter Andersen thotë se ky ekip, si debutues që është në këtë kompeticion, nuk është duke shkuar keq në evenimenti nqë po mbahet në Stavanger të Norvegjisë.

“Unë jam me të vërtetë krenar me mënyrën se si po luajmë”, ka thënë Andersen.

“Është vetëm ndeshja e parë në histori që po e luajmë në këtë sport të akullt dhe t’i shkaktojmë probleme një ekipi të fortë si Spanja, por edhe vendeve tjera, kjo është e jashtëzakonshme”, vazhdoi kanadezi i Kosovës.

Kosova gjendet në Grupin F së bashku me Spanjën, Rusinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Slloveninë, Letoninë, Poloninë dhe Greqinë, me të cilën e ndan pozitën e fundit me nga 4 humbje nga 4 ndeshje të zhvilluara.

Kjo është hera e parë që Kosova po merr pjesë në një Kampionat Botëror të Kërlingut.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu