Haradinaj synon t’i ndal ikjet nga Kosova, thotë se do hapen vende të reja pune

In Kosova, Lajme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka paraqitur sot para investitorëve projekte të rëndësishme përmes të cilave ai synon hapjen e vendeve të reja të punës.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se Qeveria do të jetë partnere për zhvillimin ekonomik, raporton lajmi.net.

Ai thotë se përmes kësaj do të hapen edhe vende të reja pune, mungesa e të cilave e ka shkaktuar edhe ikjen masive të të rinjve nga Kosova.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Projekte të rëndësishme nga fusha e infrastrukturës, energjisë alternative, prodhimit ushqimor dhe jo ushqimor, me fizibilitet të përfunduar, të cilat fillimisht u paraqitën në Samitin e Londrës, sot u prezantuan para investitorëve potencialë nga Fondi i Investimeve Amerikane.

Kisha nderin që të shpalos para tyre interesimin e vendit, për zhvillimin e rrietit hekurudhor dhe ndërlidhjen me gazsjellësin TAP. Nga përfaqësuesit e këtij grupi financiar pamë interesimin për investime të mëdha kapitale. I njoftova ata për Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane, ligjin për investimet strategjike dhe klimën e favorshme në të bërit biznes. Qeveria do të jetë partnere, për zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve te reja te punës.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu