Musliu: Atdhedashuria e mërgimtarëve nuk i bën ata primitivë

In Kosova, Lajme

Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në Frankfurt, Fatmire Musliu në emisionin Frontal në T7 ka folur edhe për deklarimet e një analisti në Kosovë i cili në një emision e quajti diasporën primitive.

Për Musliun kjo deklaratë përbën një ofendim direkt për mërgimtarët.

‘’Ka qenë një ofendim i hapur në adresë të mërgatës, sepse edhe nëse dikujt i pengon, diaspora është garantues socioekonomik për Kosovën. Unë nuk e di për çfarë diaspora flet analisti, ajo është shumë e integruar. Dashuria dhe përkushtimi për atdheun nuk janë çështje primitive. Një përqindje e madhe e fëmijëve tanë janë në studime në vendet e botës’’, është deklaruar Musliu.

Musliu po ashtu ka pohuar se po punojnë në krijimin e lehtësirave për shqiptarët që jetojnë në Gjermani dhe që kanë nevojë për shërbime administrative.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu