Nadal: Kjo gjë po më eliminon nga çdo turne

In Sport, Sporte Tjera

Rafael Nadal ka rrëfyer sot se dëmtimet e shpeshta fizike në muajt e fundit po e pengojnë që ai të ketë vijueshmëri në rezultate.

Tenisti spanjoll u eliminua në gjysmëfinalen e turneut Masters të Montecarlos, një eliminim surprizë, duke qenë se këtu ai ka triumfuar 11 herë në karrierën e tij.

Gjithsesi, Nadal shprehet se ky eliminim e ka një shpjegim.

“Në 18 muajt e fundit kam pasur shumë luhatje për sa i përket lojës, kushtëzuar nga problemet fizike. Kjo nuk të lejon që të luash me besim te vetja dhe të ruash të njëjtin ritëm kudo. Shpresoj që në Barcelonë dhe Madrid situata të jetë ndryshe. Unë e kuptoj që nuk mund të fitoj në çdo turne që luhet në fushat me dhè, por do të përpiqem”, tha Nadal.

Duke folur për gjendjen aktuale, numri 2 në botë sqaron: “Fizikisht ndihem në përgjithësi mirë edhe pse vij nga një periudhë pak e ndërlikuar, ku problemet kanë pasuar njëri-tjetrin. Këtë vit nuk kam fituar asnjë turne dhe pikërisht ana fizike ka qenë shkaktar që nuk më ka lejuar të jap atë që unë dëshiroj në fushë”, deklaroi Rafael Nadal.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu