Ndryshimet klimatike kanë përkeqësuar alergjinë sezonale

In Shendeti

Jeni duke tështirë shumë shpesh dhe sytë tuaj po lotojnë? Tanimë e dini se sezoni I alergjive ka ardhur. Mirëpo çfarë e bënë edhe më të vështirë situatën është se ndryshimet e fundit të ngrohjes globale e bëjnë këtë alergji edhe më të rrezikshme.

Përafërsisht 20 milion amerikanë kanë simptoma si shkak I alergjisë nga pluhuri dhe poleni sipas Qendrës për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve. Në vitin 1970 një në 10 amerikanë kanë vuajtur nga këto simptoma, kurse tani 3 në 10 amerikanë kanë këtë alergji. Astma, e cila përkeqësohet edhe nga ekspozimi I polenit është bërë shumë më I shpeshtë kohëve të fundit, sidomos tek fëmijët.

Ekspertët mendojnë që ndryshimet e ngrohjes globale janë shkaktari I kësaj rritje të numrit të madh të personave që preken nga kjo alergji. Temperaturat më të larta e rrisin nivelin e polenit në ajër.

“Temperaturat më të larta u mundësojnë pemët të krijojnë polenin më herët dhe për periudha më të gjata”, tha Angel Ëaldron. “Ne deri tani nuk jemi mësuar t’I shohim veturat tona jashtë të mbulura me polen para marsit, mrëpo tani kjo është duke ndodhur, prandaj kjo është e lidhur me ndryshimin e klimës”, shtoi ai.

Nëse ngrohja globale vazhdon me këtë ritëm, në fund të shkullit ne do të ballafaqohemi me simptoma edhe më të shprehura dhe që zgjasin edhe më shumë. Nuk janë vetëm temperaturat e larta, që ndikojnë në përkeqësimin e alergjisë, mirëpo është edhe fakti që pemët e “dëshirojnë” dyoksidin e karbonit, dhe përderisa ka një sasi të lartë të tij në atmosferë ato e shfrytëzojnë këtë sasi.

Sipas studimeve, sasia e polenit te prodhuar nga pemët është në proporcion me rritjen e sasisë se dyoksidit të karbonit në atmosferë.

Lajmi I mirë është që ju mund ta zvogëloni impaktin e polenit në organizmit tuaj. Kjo përmes një konsultimi me doktorin tuaj, për të përdorur barna që mund ta zvogëlojnë këtë efekt. Gjithashtu njerëzit e ndieshëm ndaj polenit, duhet të kalojnë sa më pak kohë jashtë sidomos gjatë periudhave prej orës 10 të mëngjesit deri në 2 të mesditës, dhe të bëhet ndërrimi i rrobave shumë shpesh.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu