Rudina Hajdari sulmon Bashën: S’jemi dakort me bojkotin e zgjedhjeve, është vetëvrasje politike

In Lajme, Rajoni

Pak minuta pas bërjes publike të qëndrimit të Ambasadës së SHBA-ve për zgjedhjet e lokale të qershorit, deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar në rrjetin social.

Përmes një postimi në Tëitter, Hajdari ka deklaruar dhe njëherë qëndrimin kundër vendimit të opozitës së bashkuar për bojkotimin e parlamentit dhe me gjasë dhe të zgjedhjeve vendore nëse në karrigen e kryeministrit vijon të jetë i ulur Edi Rama.

Reagimi i Hajdarit:

Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, si një alternative opozitare, kundër cilësdo qeverie, sado e kompromentuar & e korruptuar qoftë ajo. Ne e konsiderojmë atë si vetëvrasje politike. E vetmja rrugë për të ndryshuar pushtetin në një vend demokratik janë zgjedhjet.

Kujtojmë se në reagimin e saj për Zërin e Amerikës, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë përgëzoi krijimin e grupeve parlamentare të opozitës së “re”, e cila ditën e djeshme bëri realitet dy grupet e PD-së e LSI-së.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu