Zbulohet debati i fortë mes Klopp dhe Salah: Egjiptiani ‘trondit’ Liverpoolin me kërkesën e tij

In Sport

Ndër futbollistët kryesor të Liverpoolit, Mohamed Salah, raportohet se prej disa kohësh ka pasur një debat të fortë me trajnerin e klubit, Jurgen Klopp.

Gazeta spanjolle “AS” ka raportuar sot se ky debat mes Salah dhe Klopp është zhvilluar pasi që sulmuesi egjiptian ka kërkuar largimin nga “Anfield Road”.

Sulmuesi egjiptian iu ka kërkuar drejtuesve të klubit që ta nxjerrin në shitje për merkaton e verës dhe raportohet se drejtuesit e Liverpool i kanë bërë të qartë 26-vjeçarit se do të ia lehtësojnë rrugën e largimit të tij, nëse vijon të ketë të njëjtin mendim deri në fund të sezonit.

Gjiganti spanjoll, Real Madrid, ishte skuadër që kishte shprehur interesim të madh për sulmuesin gjatë sezonit të kaluar, kurse tani presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, mund të përfitojë nga kjo situatë dhe ta marrë egjiptianin me një çmim të volitshëm.

Ndryshe, Mohamed Salah është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2017 kur u transferua nga skuadra italiane, Roma.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu