Anton Quni tregon çfarë ia shkaktoi shenjat në fytyrë

In Kosova, Lajme

Deputeti i LDK-së dhe ish-ushtari i UÇK-së në Koshare, Anton Quni ka sqaruar historikun e sëmundjes së tij që i ka ndryshuar edhe pamjen e lëkurës.

Quni, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se para luftës ai nuk ka pasur ndonjë shqetësim shëndetësorë.

“Kur kam dalë nga lufta, kam vërejtur ndryshime në lëkurën time në fytyrë”.

Deputeti i LDK-së thotë se pas shumë kontrolleve mjekësore brenda vendit, një humaniste e huaj e ka dërguar në një klinikë në Zvicër.

“Atje jam diagnostikuar me diagnozën e sëmundjes “lupus diskoir erithematode”. Pra natyra e kësaj sëmundje është e ngjashme me natyrën e ujkut. Pra sulmon paparashikueshëm dhe tërhiqet paparashikueshëm”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Quni thotë se pas mbarimit të gjithë analizave më kanë pyetur nëse unë kam qenë i ekspozuar ndaj helmeve kimike.

“Pasi kanë vazhduar me analiza, kanë ardhur në përfundim se kjo sëmundje ka ardhur si pasojë e ekspozimit tim në hapësira të kontaminuara”.

“…Për të sanuar gjendjen, u jam nënshtruar tri operacioneve. Në një kohë kam pasur një pamje të tmerrshme dhe jam ndjerë keq edhe para fëmijëve dhe familjarëve. Pasi jam i ndjeshëm ndaj kemikaleve gjatë operimit janë përdorë doza minimale të anestezionit”.

Ish-komandanti i njësisë Delta në Koshare, thotë se ai gjatë operimit i është kërkuar që t’ia mbyllin sytë për shkak të pamjeve por ai thotë se madje ka asistuar në operim.

“Pas operimit mjeku më tha “nëse gjithë luftëtarët kanë qenë si ti, unë e kuptoj pse ju e keni fituar luftën”. Unë i thashë se kam qenë më i dobëti ndër ta”.

Quni tregon se 1 në 100 mijë banorë bartin këtë sëmundje dhe mund të jetojnë tërë jetën me të pa u aktivizuar, por mund edhe të shfaqet në ekspozime të ndryshme.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu