BE’ja paralajmëron rrezikun që vjen nga gjigandët teknologjik amerikanë

In Tech

Presidenti i Këshillit Evropian, Donalt Tusk, ka paralajmëruar se tregu i teknologjisë së BE’së rrezikohet nga kompanitë gjigande si Google, Apple, Facebook dhe Amazon, po aq sa rrezikohet nga kompanitë kineze.

“Në lindje, ne shohim tendencat e këtyre kompanive për t’i kontrolluar sjelljet e njerëzve, dhe në perëndim ne kemi parë rritjen e pakontrollueshme të perandorive teknologjike” tha Tusk, gjatë festimit të ditës së kushtetutës polake në Varshavë, raporton Reuters.

“Fëmijët tanë janë të varur nga interneti dhe çdo ditë e më shumë po bëhet e pamundur që të largohet kjo varësi” shtoi ai.

Bashkimi Evropian kohëve të fundit ka rritur përpjekjet për ta kontrolluar mënyrën se si kompanitë e mediave sociale, i ruajnë të dhënat personale të konsumatorëve.

E këtë e ka bërë përmes rregullave të reja që u miratuan vitin e kaluar në Parlamentin Evropian, duke i vendosur gjoba për gjigandët teknologjik që i kanë keqpërdorur të dhënat e konsumatorëve. Këto gjoba madje ishin aq të larta, sa një kompani mund të gjobitet me 4% të të gjithë kapitalit të tyre.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu