Thaçi: Fjalët e Engel, shpresë për të kërkuar drejtësi për viktimat e luftës

In Kosova, Lajme

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka marr pjesë në një tubim përkujtimor në nderë të 183 dëshmorëve të Komunë së Pejës, që humbën jetën gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë fjalimit të tij, Thaçi tha se është nder i madh për të gjithë që të respektojmë këtë ditë historike për kombin, Ditën e Dëshmorëve.

“Sot nderojmë dëshmorët e Pejës me rrethinë dhe gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Jam i bindur se shteti ynë është në rrugë të drejtë. Askush nuk është i përkryer por jemi duke e bërë punën në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Thaçi po ashtu ka thënë se fjalët e kongresmenit Eliot Engel, në kongresin amerikan ishte shpresë për Kosovën për të kërkuar më shumë drejtësi për gjithë këto viktima.

“Kujtojmë sot edhe gjenocidin që shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë duke vrarë rreth 13 mijë e 500 civilë, mbi 800 masakra e rreth 20 mijë dhunime. Fjalët e kongresmenit Eliot Engel, në kongresin amerikan ishte shpresë për ne për të kërkuar më shumë drejtësi për gjithë këto viktima”, dekalroi tutje Thaçi.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu