Daçiq parashikon presion të ri për Serbinë: S’ka hyrje BE, nëse nuk gjejnë zgjidhje për Kosovën

In Kosova, Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk pret që të ketë ndonjë zhvillim të rëndësishëm në Samitin e Parisit që do të mbahet me 1 korrik të këtij viti, me iniciativën e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit të Francë.

Megjithatë ai pret që në kryeqytetin francez të ketë presion ndaj Serbisë për të gjetur një zgjidhje për Kosovën, në të kundërtën sipas tij Serbisë do t’i thuhet ta harrojë integrimin në Bashkimin Evropian.

“Është një rrugë e gjatë deri tek Parisi. Së pari duhet të përfundojnë zgjedhjet në Bashkimin Evropian, pastaj do të varen zhvillimet bazuar në fuqitë brenda BE-së”, është shprehur ai.

Teksa ka folur për zgjidhjen e problemit të Kosovës, Daçiq ka thënë se pret që të ketë edhe në vazhdim presion të madh ndaj Serbisë që “Ju nuk do të hyni në Bashkim Evropian nëse nuk keni një zgjidhje”.

Ndër të tjera Daçiq ka kritikuar edhe qëndrimet e opozitës serbe, të cilët e akuzojnë Vuçiqin për tradhëti sa i përket Kosovës.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu