Ministri Berisha ngushëllon familjen e ushtares shqiptare që vdiq në Letoni

In Lajme

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Rrustem Berisha, pas rënies në krye të detyrës së ushtarakes shqiptare nëntetare Zarife Hasanaj, i ka dërguar telegram ngushëllimi Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura të Shqipërisë si dhe familjes së dëshmores më të re të kombit shqiptar, familjes Hasanaj.

“Rënia në krye të detyrë e nëntetares Zarife Hasanaj, gjatë misionit të NATO-s në Letoni, është një lajm i hidhur për Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe oficerët dhe ushtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

“Nëntetarja Zarife Hasanaj, dëshmorja më e re e kombit shqiptar, si një dëshmore e paqes dhe sigurisë, na dëshmon të gjithëve se edhe mbrojtja e paqes kalon nëpër sakrifica dhe përballje të rrezikshme për përmbushjen e detyrave ushtarake. Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, ju shpreh ngushëllime të thella familjes së nëntetares Zarife Hasanaj, Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe gjithë popullit shqiptar, si dhe u urojmë shërim të shpejtë majorit Klodian Tanushi dhe rreshterit Julian Kapaj. Pusho në paqe Heroinë!”, përfundon telegrami.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu