SHBA-ja: Marrëveshja Kosovë – Serbi me njohje reciproke

In Kosova, Lajme

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë i kanë thënë gazetës “Zëri” se e mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Sipas tyre, SHBA-ja dëshiron të shohë normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve me njohjen e ndërsjellë

Ditë më parë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e cilësoi të dobët Bashkimin Evropian (BE-në), gjersa kërkoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Pa inkuadrimin e SHBA-së, sipas kreut të shtetit, nuk mund të ketë marrëveshje mes dy vendeve. Por pavarësisht kësaj SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë procesin e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kështu ka bërë të ditur Ambasada e SHBA-së në Kosovë në një përgjigje dhënë “Zërit”, ku thuhet se marrëveshja e arritur mes dy palëve duhet të jetë e pranueshme për të dyja vendet

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se kjo kërkesë me ngulm e presidentit Hashim Thaçi, që SHBA-ja të përfshihet në procesin e negociatave, ka të bëjë me faktin që një pjesë e Departamentit të Shtetit e mbështet idenë për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu