Tottenham-Liverpool në finale, Mourinho: Nuk më pëlqen!

In Futboll, Sport

Një e finale e gjitha angleze do jetë ajo e 1 qershorit në Champions League. Tottenham dhe Liverpool do të vihen përballë në “Wanda Metropolitana”, mirëpo Jose Mourinho nuk e pëlqen një finale të tillë.

Sipas trajnerit portugez presioni do të jetë më i lartë për të dyja skuadrat, që do të luajnë ndaj kundërshtarit nga i njëjti vend.

“Dy skuadra nga i njëjti vend, nga këndvështrimi im nuk më pëlqen shumë”, tha fillimisht Mourinho për “Russia Today”, “Niveli i presionit është i lartë nëse humbet dhe të bësh kampion Europe një ekip nga vendi yt. Mendoj se Liverpool do të preferonte të luante ndaj Ajax e Tottenham ndaj Barcelonës”, vijoi më tej portugezi.

“Gjithçka mund të ndodhë. Të dy trajnerët e njohin shumë mirë skuadrën kundërshtare, që e kanë takuar edhe në Premier League. Këta njerëz punojnë në të njëjtin vend, ndjekin skuadrën çdo javë. Pra, ata dinë gjithçka për njëri-tjetrin”, tha “Special One”.

I pyetur për të dhënë një parashikim për fituesin e finales, Mourinho tha se nuk guxon ta bëjë një gjë të tillë, sepse dy ndeshjet e gjysmëfinaleve kanë thyer çdo parashikim.

Pas kësaj jave në Premier League të dy skuadrat do të kenë dy javë pushim dhe të gjithë të dëmtuarit do të jenë gati për finalen, duke filluar nga Kane, Salah e Firmino.

“Një finale e jashtëzakonshme do të jetë në Madrid. Unë do e shijoj në maksimum. Parashikimi? Le ta bëjmë dramë deri në fund, të përgatitemi për penalltitë”, përfundoi Mourinho duke dhënë një rezultat final për këtë ndeshje.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu