Kjo është masa e dënimit në rast se shpallet fajtore Loredana

In ShowBiz

Raperja kosovare Loredana Zefi po akuzohet se ka përvetësuar nga një çift zviceran nga Valais rreth 700,000 franga. Gazeta zvicerane 20minuten.ch shkruan se ajo mund të përballet me burgim deri në pesë vjet ose me gjobë.

Megjithatë, nëse dënohet për mashtrim sipas ligjeve të këtij vendi Loredana nuk do të mund të qëndrojë më në Zvicër.

Megjithëse Loredana u rrit në Emmenbrücke në Luzern, ku edhe u shkollua, kjo gazetë zvicerane shkruan sot se ajo ka vetëm shtetësinë kosovare. Kjo është konfirmuar nga prokurori publik i kantonit të Luzernit. Gazete tutje shkruan se reperja dikur kishte aplikuar për shtetësi zvicerane. Në fund të vitit 2013 ajo aplikoi për natyralizim, por aplikimi, megjithatë, me sa duket iu refuzua. Pse ka ndodhur kjo nuk dihet. Komuna nuk ka dashur të komentojë rastin për arsye të privatësisë, shkruan gazeta

Ndryshe, dje reperja kosovare në në konferencë për media ka pranuar se paratë janë marrë nga çifti zviceran, mirëpo siç është shprehur ajo kjo ka ndodhur me vullnet të plotë nga çifti dhe jo me kërcënime apo me dhunë.

Ajo në një mënyrë ka pranuar se familjarët e saj janë të përfshirë në këtë rast, mirëpo është shprehur se ajo nuk ka qenë e involvuar.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu