Sonte dueli Haxhi Krasniqi-Stefan Haertel

In Sport, Sporte Tjera

Sonte do të zhvillohet dueli i vitit për boksierin shqiptar Haxhi Krasniqi. Ai për kundërshtar do ta ketë gjermanin Stefan Haertel.

Kjo ndeshje ishte shtyer nga nëntori i vitit të kaluar pasi që Haertel nuk ishte në gjendje të boksonte për shkaqe shëndetësore.

Tani pas gjashtë muajve Krasniqi, duket të jetë në formë sidomos pasi fitores në duelin kundër Rony Landaeta, ku Robini e fitoj me pikë.

Magdeburgu është vend i veçantë për Haxhiun pasi ai ka jetuar gjashtë vite. Ndeshja për titullin evropian në kategorinë e mesme do të zhvillohet pikërisht në këtë vend.

Salla e sportit e qytetit do të jetë arena e gladiatorëve. Krasniqi dhe Haertel kanë marrëdhënie shumë të mira personale.

Mbetet të shihet nëse Robin Krasniqi do të arrijë ta mbrojë titullin. Ai deri më tani ka zhvilluar 54 duele dhe ka arritur t’i fitojë 49, nga të cilat 17 me nokaut.

Po ashtu ai ka edhe pesë duele që i ka përmbyllur mes barazim. Dueli në mes tyre do të fillojë nga ora 22 e 35 minuta.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu