Sulmi në zemër do të luftohet përmes terapisë së gjeneve

In Shendeti

Mjekët amerikanë i kanë bërë të ditura planet për një terapi gjenesh që ka për qëllim zvogëlimin e rrezikut nga sulmi në zemër, i cili është shkaktari më i madh i vdekjeve në botë.

Hulumtuesit shpresojnë se do ta testojnë këtë terapi brenda tre vjetëve të ardhshëm. Në procesin provues do të përfshihen njerëzit me një çrregullim të rrallë gjenetik, i cili ua shton rrezikun nga sulmi në zemër në vitet e tridhjeta dhe të dyzeta.

Nëse trajtimi dëshmohet i suksesshëm te këta pacientë, mjekët do ta kërkojnë miratimin për përdorimin e tij ndaj grupeve tjera të njerëzve.

“Ne mendojnë se kjo terapi do të jetë e rëndësishme për të gjithë të rriturit që janë në rrezik nga sulmi në zemër”, tha Sekar Kathiresan, kardiolog në Shkollën Mjekësore të Harvardit, i cili do ta udhëheqë këtë hulumtim. “Ne nuk duam që ky trajtim të shërbejë vetëm për të rinjtë që pësojnë sulm në zemër për shkak të çrregullimeve gjenetike, por edhe për njerëzit tjerë”, shtoi ai.

Sulmi në zemër është shkaktari kryesor i vdekjeve në nivel botëror. Rreth 18 milionë njerëz vdesin çdo vit në botë për shkak të sëmundjeve të zemrës. Sulmi në zemër bën pjesë në 85 për qind të këtyre rasteve.

Njerëzit që rrezikohen nga sulmi në zemër kryesisht përdorin ilaçe për tëhollim të gjakut, zvogëlim të nivelit të kolesterolit dhe për kontrollim të shtypjes së gjakut. Shumica e tyre duhet të përdoren përditë gjatë tërë jetës, shkruan “The Guardian”.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu