Kompanitë farmaceutike fryjnë çmimet e barërave gati 1000%

In Shendeti

Më shumë se 40 shtete amerikane kanë ngritur padi duke akuzuar firmat farmaceutike se kanë bërë komplot për të fryrë artificialisht koston e ilaçeve të zakonshme medicinale.

Padia pretendon se deri në 20 kompani janë përfshirë në ndarjen e çmimeve për mbi 100 ilaçe, përfshirë trajtimet për diabetin dhe kancerin.

Një nga firmat e akuzuara është “Teva Pharmaceuticals”, prodhuesi më i madh në botë i ilaçeve gjenerike.

Teva, e cila ka mohuar çdo keqbërje, thotë se do të mbrojë veprimet e saj.

Veprimi ligjor, i cili ndjek një hetim pesëvjeçar, akuzon kompanitë farmaceutike për përfshirje në një skemë për të rritur çmimet – në disa raste më shumë se 1,000% – dhe u paraqit të premten nga Prokurori i Përgjithshëm i Connecticut, William Tong.

“Ne kemi prova të forta që tregojnë se industria farmaceutike në përgjithësi ka kryer një mashtrim miliarda dollarësh ndaj popullit amerikan”, tha Tong.

“Ne kemi email, mesazhe me tekst, të dhënat telefonike dhe ish anëtarë të kompanive, që besojmë se do të provojë një komplot shumëvjeçar për të rregulluar çmimet dhe për të ndarë pjesën e tregut për një numër të madh të barnave gjenerike”.

19 firmat e tjera të implikuara në padi ende nuk kanë komentuar për akuzat.

Pesëmbëdhjetë individë u emëruan gjithashtu si të pandehur të akuzuar për mbikëqyrjen e skemës së caktimit të çmimeve në baza ditore.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu