Përdorimi i alkoolit në nivel botëror është rritur 70 për qind

In Bota, Lajme

Sipas një hulumtimi të ri për matje ndërkombëtare, i cili është mbështetur në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sasia e përdorimit të alkoolit në nivel botëror nga viti 1990 deri në vitin 2017 është rritur për 70 për qind.

Të dhënat tregojnë se në vitin 1990 në botë janë konsumuar rreth 21 miliardë litra alkool, ndërsa në vitin 2017 35 miliardë e 676 milionë litra.

Megjithatë, britanikët tash pinë më pak alkool sesa para tri dekadave, pavarësisht rritjes së konsumimit të alkoolit në shumë pjesë të tjerë të botës.

Konsumimi i kësaj pijeje në Britani të Madhe ka rënë nga 12.6 litra për person në vit në 11.4 litra për person në vit. Ky ndryshim paraqet rënie për rreth 10 për qind.

“Para vitit 1990, shumica e alkoolit është konsumuar në vendet e pasura, kryesisht në Evropë. Sidoqoftë, kohës së fundit alkooli përdoret më pak në Evropë dhe përdoret shumë më shumë në disa vende të Lindjes, përfshirë Kinën, Indinë dhe Vietnamin”, tha Jakob Manthey, autor i këtij hulumtimi.

Rreth 15 për qind e popullsisë së Britanisë së Madhe nuk kanë përdorur alkool për një vit, 77 për qind kanë përdorur alkool, ndërsa 26 për qind kanë përdorur alkool të paktën një herë në muaj, shkruan “Independent”,

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu