Rama flet për dorëheqjen: Për ta jam unë problemi, s’më mundin dot

In Lajme, Rajoni

Është pyetur nga gazetarët për arsyen pse ai nuk jep dorëheqjen për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik. Por shefi i qeverisë ka thënë se ka kontratë me qytetarët dhe është mandatuar nga ata për këtë arsye nuk mund të dorëhiqet.

“Kryeministri, i dashur si institucion nuk është kapiteni i një skuadre me porta të vogla, është i mandatuar dhe ka një kontratë që nuk mund ta prishë sepse mbanë përgjegjësi me ata që e kanë mandatuar.

Nuk jemi në kushte karshillëku por përgjegjësi, dhe nuk funksionon me shprehjen hapi rrugë budallait sepse bëhet fjalë për jetën e vendit. Ndryshe, sot ju thosha hajde t’ju jap kafe a çaj a raki se po iki. Por s’jam këtu për ato aspekte, por për disa arsye të tjera shumë të forta, që lidhen me arsyen se përse jam ky jam”, tha Rama.

Kryeministri ka thënë më tej se arsyeja pse opozita po tenton ta rrëzojë me forcë dhe jo me zgjedhje është pikërisht sepse ata sipas tij nuk e mundit dot.

“Për ta unë jam probleme sepse nuk më mundin dot! Nga ana tjetër duke krijuar këtë situatë kërkojnë që ti dëshpërojnë njerëzit… Por hajde mo zgjidhe shumica nuk e thotë. Sikleti im me shumicën është ca më thonë mua, deri në 2, deri në 3 të natës…

Ka nga ata që thonë, ik më mirë përderisa nuk i fut dot në burg këta sonte!! Këtë se bëj dot se nuk është detyra ime dhe përgjegjësia ime, se po të ishte, kam frikë se… Kjo është përgjigjja ime. Sa i përket ujit, kanë marrë gjatë gjithë kohës dje”, tha Rama.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu