Valverde: Barcelona është shumë e lënduar, por unë jam mjaft i fortë për të vazhduar

In Futboll, Sport

Pas humbjes zhgënjyese ndaj Liverpoolit në Anfield dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve në mesjavë, Ernesto Valverde u përball më mediat për të folur rreth të ardhmes së vet dhe për gjendjen e lojtarëve të vet para ndeshjes së fundjavës kundër Getafes në La Liga.

Trajneri spanjoll u përball me kritika për mënyrën në të cilën Barcelona e tij u eliminua nga gara më prestigjioze evropiane për klube pas humbjes 4:0 ndaj Liverpoolit, edhe pse e kishte fituar 3:0 ndeshjen e parë në shtëpi, transmeton Gazeta Express.

“Ndihem i fuqishëm, jam mirë”, këmbënguli Valverde kur u pyet për të ardhmen.

“Dua ta ndërmarr hapin e radhës dhe jo të fshihem pas gurit. Ndihem si në filmin ‘Arratisja Madhështore’, ata sapo më kanë kapur mua dhe më kanë futur në qelinë e ndëshkimit, ama unë dua ta luaj ndeshjen e nesërme (diele)”, shtoi ai.

Ai tregoi se ka pasur një takim me presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeu.

“Kam folur me presidentin dhe ai gjithmonë më ka bërë të ndihem i përkrahur”, theksoi ai.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu