Ushqimet që nuk skadojnë kurrë

In Shendeti

Njeriu mund të mos e ketë gjetur burimin e rinisë së përjetshme, por disa ushqime janë të pandryshueshëm për jetë të jetëve.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për ushqimet që nuk skadojnë kurrë dhe mund të hahen edhe pas shumë viteve.

Mjalti

Mjalti është një nga ato ushqime jetëgjata që nuk të zhgënjejnë kurrë. Ky virtyt i mjaltit i atribuohet punës së palodhur të bletëve dhe përpunimit të mjaltit i cili nuk mund të prishet për qindra vjet me radhë. Mjalti mund të ndryshojë paraqitjen dhe ngjyrën por nuk prishet kurrë.

Orizi

Nëse ruhet siç duhet, orizi i bardhë mund të zgjasë për vite të tëra. Orizi duhet ruajtur në enë qelqi të mbyllura mirë me kapak dhe të jetë i mbrojtur nga insektet. Sipas të dhënave, kavanozat me oriz duhen mbajtur në vende të errëta dhe të thata.

Fasulet e thata

Fasulet nuk prishen për mbi 30 vjet me radhë. Konfirmimi vjen nga disa studime të fundit të cilave u referohemi, sipas të cilëve niveli i tretjes së proteinës që përmbajnë fasulet nuk ndryshon në këtë hark kohor. E vetmja gjë që u ndodh fasuleve nëse ruhen për kaq vjet është se forcohen. Megjithatë fasulet mund të zbuten duke shtuar gjysmë luge me sodë buke në gatim.

Kafeja

Ekspertët thonë se kafeja mund të ruhet jo vetëm për 6 muaj apo një vit, por edhe për 20 vjet më radhë. Kokrrat e kafesë përmbajnë sasi kafeinë dhe në mungesën e substancave artificial ruajtëse, ato jetojnë gjatë. Mjafton që kafeja të ruhet në një vend të freskët dhe të thatë.

Sheqeri

Jetëgjatësia e sheqerit varet tërësisht nga mënyra e ruajtjes. Sheqeri është në vetvete një substancë ruajtëse dhe mund të qëndrojë i paprishur më vite me radhë. Ruajeni në kavanoz qelqi në vende të freskëta, të thata dhe mbajeni larg milingonave.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu