Yagcilar: Janë përmbushur tetë nga dymbëdhjetë indikatorët e parashtruar nga BE-ja

In Kosova, Lajme

Yagiclar në takimin e radhës së KNRAP-it tha se janë përmbushur tetë nga dymbëdhjetë indikatorët e parashtruar nga Bashkimi Evropian.

Sot është mbajtur takimi i radhës i Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike, ku është shpalosur një gamë të gjerë të punëve dhe të aktiviteteve të kryera në fushën e reformave shtetërore.

Ministri Yagcilar, në cilësinë e kryesuesit të Këshillit të Ministrave për RAP-in, pasi u shpreh mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme nga Komisioni Evropian dhe SIGMA, theksoj se viti 2018, shënoi një transformim të rëndësishëm në kontekstin e Reformave në Administratën Publike, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

Me këtë rast, palët raportuan për Progresin e arritur në zbatimin e Kornizës Strategjike për RAP, për zbatimin e legjislacionit të ri për RAP, po ashtu u raportua për zbatimin e Planit të Veprimit për Racionalizmin e Agjencive për mbështetjen buxhetore për zbatimin e Reformës së Administratës Publike, dhe për progresin për zbatimin e konkluzioneve të Grupit të Veçantë për RAP-in.

Në mesin e zhvillimeve të rëndësishme në procesin e reformave në Administratën Publike, ministri Yagcilar përmendi miratimin e Pakos Ligjore për Administratë Publike përmes së cilës, do të bëhet një transformim i procesit të rekrutimit të nëpunësve civilë, krijimi i një kornize të qëndrueshme për Pagat në Sektorin Publik dhe vendosja e një sistemi më llogaridhënës, më transparent dhe më efikas.

Ministri Yagcilar, pohoi gjithashtu se, me përkrahjen e ekspertëve të angazhuar nga Komisioni Evropian ka filluar edhe hartimi i legjislacionit sekondar.

Gjatë zbatimit të Kontratës për Reformën Sektoriale për RAP-in është bërë një proces i rëndësishëm. Nga 12 indikatorët dhe nën indikatorët për vitin 2018, janë plotësuar 8 prej tyre.

Ministri Yagcilar, raportoi edhe për zbatimin e konkluzioneve të takimit të fundit të Grupit të Veçantë për RAP-in, të datës 26 prill, 2018, që ndërlidhën me procesin e reformës në administratë publike.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu