Haradinaj pret në takim rektorin Demaj

In Kosova, Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina” Marian Dema.

Haradinaj ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se në takim kanë biseduar për mundësinë e modernizimit dhe rifunksionalizimit të laboratorëve, rritjen e efektshmërisë së instituteve nëpër fakultete.

“Universitetit i Kosovës është aset kombëtar dhe pikë orientuese e zhvillimit të shoqërisë sonë. Me qëllim të avancimit të arsimit të lartë në vendin tonë sipas standardeve globale, prita sot rektorin Marian Dema, së bashku me disa nga dekanët e UP-së, nga të cilët u informova për sfidat me të cilat përballet ky institucion. Biseduam posaçërisht për mundësinë e modernizimit dhe rifunksionalizimit të laboratorëve, rritjen e efektshmërisë së instituteve nëpër fakultete, si dhe rigjenerimin e kapaciteteve kadrovike në fushat deficitare, veçmas në inxhinierinë elektrike dhe në fushën e matematikës. Si nismë e rrugëtimit tonë të përbashkët, që Universiteti i Prishtinës të jetë në hap me trendet bashkëkohore të arsimit, u dakorduam që të bëhet një plan operacional, që përfshinë rishqyrtimin e normativave ligjore të arsimit të lartë” ka shkruar Haradinaj

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu