KOSTT tregon pse disa lagje të Prishtinës kanë mbetur në terr

In Kosova, Lajme

Disa lagje të Prishtinës kanë mbetur pa energji elektrike pak para orës 19:00. Reduktimi i rrymës si pas KOSTT ka ardhur për shkak të prishjeve në rrjet.

“Shkaktohet prishje në fushën e transformatorit 110/10kV në NS 110/35/10kV Prishtina 1. Sot në orët e pasdites, si pasojë e prishjes së paraqitur në fushën transformatorike 110/10kV në anën 10 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, nga ora 18:35 një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky Nënstacion kanë mbetur pa energji elektrike”, ka treguar KOSTT në një njoftim për media.

“Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a kanë dalë menjëherë në terren ku po punohet intenzivisht për eliminimin e defektit të paraqitur në mënyrë që të stabilizohet sa më shpejtë furnizimi me energji elektrike për qytetarët që janë prekur nga kjo prishje”.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike si pasojë e kësaj prishje.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu