Amsterdami rrit taksimin e turistëve për natë

In Bota, Lajme

Bashkia e qytetit të Amsterdamit do të fusë një taksë të re mbi turistët, numri i të cilëve është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

Qyteti holandez kishte më parë një taksë prej 7% për faturat e hoteleve. Por sot, qeveria lokale njoftoi një taksë shtesë sipas të cilës çdo turist në hotel do të paguajë tre euro për natë në të ardhmen.

Amsterdami pret të fitojë nga kjo taksë 100 milionë euro në vit, pjesa më e madhe e të cilave do të shkojnë për të ndihmuar në ruajtjen e godinave historike.

Qyteti holandez, që po vuan në menaxhimin e bumit turistik, planifikon të investojë 289 milionë euro në mirëmbajtjen e urave, kanaleve, parqeve dhe rrugëve në vitet në vijim, përcjell atsh.

Amsterdami parashikon të presë 30 milionë turistë në vit nga viti 2025.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu