Merkel: Evropa të bashkohet për t’iu bërë ballë Kinës, Rusisë e ShBA-së

In Bota, Lajme

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, tha se Evropa duhet ta ripozicionojë veten për t’iu bërë ballë sfidave të vëna nga tre rivalët e mëdhenj botërorë, Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Merkel tha në një intervistë për “Guardian” se Evropa duhet të bëj veprime më të mira për ta krijuar një front të bashkuar përballë sfidave të ndryshme, përfshirë ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhje, goditjen ekonomike të Kinës dhe monopolin amerikan të shërbimeve digjitale.

“Nuk ka dyshim që Evropa duhet ta ripozicionojë veten në një botë të ndryshuar. Gjërat e padyshimta që vlenin pas luftërave nuk vlejnë më”, tha Merkel nga zyra e saj në Berlin.

Ajo shtoi: “Ato (Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara) po na detyrojnë të gjejmë pozita të përbashkëta. Kjo shpesh është e vështirë për shkak të interesave tona të ndryshme”.

Sipas saj, Brexiti është pika më e madhe e kthesës në Evropë në vitet e fundit, por se topi tashmë ndodhet në fushën e Britanisë së Madhe. “Për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian nevojitet shumica parlamentare në Londër”, tha ajo.

Këto deklarata të Merkelit vijnë disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve evropiane, të cilat po shihen si mundësi e mirë që populistët në Gjermani dhe në tërë kontinentin ta rrisin ndikimin e tyre, shkruan “The Guardian”.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu