Brovina i reagon Bogujevcit të VV’së: Fotografinë e publikova me leje të gruas së dhunuar

In Kosova, Lajme

Deputetja e PDK’së, Flora Brovina, ekskluzivisht për emisionin Frontal ka treguar se e ka pasur lejen e gruas që është dhunuar në luftë për t’ia publikuar fotografinë derisa e kishin kryer krimin forcat serbe.

Ka pasur shumë reagime për publikimin e fotografisë së gruas kosovare duke u dhunuar nga forcat serbe, nga deputetja Brovina. Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, e ka akuzuar se ka bërë publike fotografi pa leje të gruas që duket aty.

Ajo thotë se ka marrë leje nga familja e gruas dhe tha se identiteti i saj është mbajtur fshehur.

“Po sigurisht. Prej nënës kam marrë leje. Kam marrë leje edhe nga vetë personi”, ka thënë Brovina për T7.

Sipas saj, ka qenë e udhës që të publikohen faktet për krimet e kryera nga serbet.

“Më befasoi reagimi i disa kolegëve të mia sepse gjenocidin duhet ta dëshmojmë. Ishte kuvendi ku desha të dëgjohem”, ka thënë tutje Brovina.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu