Haradinaj: Trishtuese pamjet e publikuar nga Brovina, kriminelët e kanë vendin në burg

In Kosova, Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar fotografinë e publikuar nga deputetja Flora Brovina, ku shihet një shqiptare duke u dhunuar nga ushtarët serbë.

Ai ka thënë se është ndjerë i trishtuar me atë çfarë ka parë në fotografi, teksa shtoi se ata që i kanë bërë këto krime e kanë vendin në burg.

“Zonja Brovina është vetë një e përndjekur dhe viktimë e krejt veprimeve kundër qytetarëve të vendit pra ajo edhe i simbolizon është edhe simbol i këtyre vuajtjeve, e pash atë fotografi ishte shumë trishtuese nuk mundem me dhanë komente të tjera politike për këtë foto, ne kemi largu ata qe kanë mohu krimet ata që kanë bërë këto krime e kanë vendin në burg. Është me rëndësi që parlamenti sot ka marr vendime të rëndësishme duke e vendos bazë ligjorë për gjenocidin e kryer në Kosovë”, tha Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë nj vizitë që i bëri Policisë së Kosovës, me crat u prit nga drejtori Rashit Qalaj.

Nga aty kryeministri tha se do të vazhdojnë të përkrahin Policinë e Kosovës, që të jetë një forcë e gtshme për t’u ballafaquar me çdo situatë.

“Kosova e ka interes jetikë që të përkrahë policinë pra kapacitet me bazë ligjore. Është e vërtetë që kemi disa të arritura pra nuk dojmë veç me u shqetësua vetëm për ato që na presin shumë punë por sot skemi ardh me u lavdu për të arriturat, por me vazhdua më tutje. Pra FSK-ja Policia AKI-ja kemi bërë një punë të mirë me zjarrfikësit që ta kenë një situatë vepruese me bazë ligjore që i siguron në çdo etapë. Kemi bisedua për aspekte të fuqizimit ligjorë të Policisë më tutje besoj në të ardhmen do të mundë të vazhdojmë më tutje”.

Drejtori i Përgjigjëm i Policisë, Rashit Qalaj u shpreh falënderues ndaj Kryeministrit të vendit dhe dy ministrave për përkrahjen dhe vizitën, teksa i siguroi ata se do të vazhdojnë të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët e vendit.

“Falënderoj Kryeministrin dhe dy ministrat për vizitën në Policinë e Kosovës ne jemi shumë të kënaqur me përkrahjen që Qeveria e vendit po i jep Policisë së Kosovës dhe kjo përkrahje na obligon shumë më shumë që ne të punojmë shtesë që të u ofrojmë siguri qytetarëve. Ne iu zotuam Kryeministrit dhe ministrave që do të bëjmë maksimimunin që ta shtojmë aktivitetin tonë Policorë aktivitetin proaktiv që qytetarët të ndjehen të sigurt”, tha ai.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu