Instituti EPIK: Nga 22 prioritetet e Agjendës Evropiane të Reformave, Kosova ka përmbushur vetëm 5

In Kosova, Lajme

Instituti i Kosovës për Politika Evropiane(EPIK) në publikimin e radhës trajton zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave(ERA). Sipas këtij instituti, institucionet e Kosovës nga 22 prioritetet që janë dashur të përmbushen deri në nëntor të 2018, vetëm 5 prioritete janë përmbushur plotësisht. Ndërsa, në të gjitha 17 prioritetet të tjera ka pasur progres, mirëpo asnjë nga to nuk është përmbushur në tërësi.

Prioritetet ishin bazuar në 3 shtylla kyçe:(1)sundimi i ligjit, qeverisja e mirë (2)konkurrueshmëria, mjedisi biznesor, si dhe (3) arsimi dhe punësimi.

“Dy vite e gjysmë pas lansimit të ERA-s, në bazë të vlerësimit të Institutit EPIK institucionet nuk kanë arritur të zbatojnë pjesën dërrmuese të prioriteteve që dalin nga Agjenda Evropiane e Reformave. Kjo përkundër faktit se të gjitha 22 prioritete është dashur të përmbushen deri nëntor 2018.”

Sipas vlerësimit të Institutit EPIK, nga gjithsej 22 prioritete, vetëm 5 prioritete janë përmbushur plotësisht. Ndërsa, në të gjitha 17 prioritete të tjera ka pasur progres, mirëpo asnjë nga to nuk është përmbushur në tërësi.

“Pesë prioritetet e përmbushura plotësisht janë: (1) Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit; (2) Miratimi i 3 ligjeve themelore për reformën e administratës publike; (3) Lansimi i prokurimit elektronik; (4) Zbatimi i Strategjisë dhe Planit Veprimit për luftimin e ekonomisë joformale; dhe (5) Përmirësimi i prodhimit të statistikave zyrtare, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës”.

Sipas publikimit të bërë nga ky institut, përkundër rritjes së numrit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale, institucionet nuk kanë arritur të përfundojnë me sukses asnjë rast të profilit të lartë të korrupsionit.

“Në rrafshin ekonomik, rritja ekonomike nuk u përktheu në krijimin e vendeve të punës. Kosova ka përjetuar rritje më të madhe të çmimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Rritja e çmimeve është ndikuar nga rritja e çmimeve të ushqimit nga muaji korrik dhe ka arritur 5.5% në dhjetor 2018.

Investimet e Huaja Direkte kanë shënuar rënie nga 2.9% në 2016, në 2.8% në 2018. Papunësia e përgjithshme është rrit për 2.1%, nga 27.5% në vitin 2016 në 29.6% në 2018. Papunësia e të rinjve është rrit për 3%, nga 52.4% në 2016, në 55.4% në 2018. Ndërsa, papunësia e grave është rrit për 1.6%, nga 31.8% në 2016, në 33.4% në 2018” thuhet në publikimin nstitutt EPIK.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu